LAJMI I FUNDIT:

Leku fiton pikë ndaj euros

Leku fiton pikë ndaj euros

Monedha europiane ka pësuar ulje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit.

Sipas të dhënave në tregun e këmbimit valutor, një euro u këmbye të shtunën me 140.20 lekë, kundrejt 141.30 lekëve që ishte në fillim të javës, duke shënuar një rënie të ndjeshme.

Për më shumë se një javë, euro ka zbritur nën nivelin e 141 lekëve, kuotë e cila qëndroi për disa muaj.

Të shtunën, në Agjencitë e Këmbimit Valutor të Tiranës, një dollar u ble mesatarisht me 98.20 lekë dhe u shit me 98.70 lekë.


Ekspertët gjykojnë se zhvlerësimi i euros është si rezultat i reflektimit të faktorëve të importuar nga bursat ndërkombëtare.

Një zbutje e monedhës europiane padyshim që reflekton pozitivisht në disa sektorë të ekonomisë, duke filluar me importet, ku mallrat e blera nga jashtë vijnë me çmime më të lira, raportoi BW.

Tjetër ndikim pozitiv, jo pak i rëndësishëm, është edhe ai i kësteve të kredisë, që shlyhen në monedhën europiane. Debati mbi eurozimin ka përfshirë shumë ekspertë të ekonomisë, ku një pjesë e shikojnë të ardhmen e vendit si pjesë e Eurozonës.

Zhvlerësimi i euros do të vazhdojë edhe gjatë sezonit të verës./Telegrafi/