LAJMI I FUNDIT:

Lekaj – Thaçit, Mustafës e Veselit: Asnjë fjalë s’ju shpëtoj nga goja sot për Ramushin

Lekaj – Thaçit, Mustafës e Veselit: Asnjë fjalë s’ju shpëtoj nga goja sot për Ramushin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar ndaj fjalimeve të mbajtura sot në Kuvend nga udhëheqësit e shtetit me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë.

“Aq shumë i jepet zor për të treguar e promovuar veten tuaj sa harruat krejtësisht kush e mundësojë këtë ditë që Kosova të shpallej e pavarur e të jetë pa administratën shtetërore, policore e ushtarake pushtuese të Millosheviçit.

Ju sot tentuat të tregoni se historia e Kosovës ka filluar e do të përmbyllet me juve.


Ju sot duke dashtë me dalë si të vetmit që i përkushtoheni bërjes së Kosovës, harruat familjen Jashari, familjen Haradinaj, harruat Zahirin Hakifit e Edmondin, Adrianin e Luanin, harruat gjithkënd e gjithçka përveç vetes tuaj, që nuk bëtë asgjë për këtë ditë përveç që e përvetësuat dhe po ashtu nuk bëtë asgjë pas kësaj dite, përveç që po e gërryeni nga brenda këtë Kosovë që e lanë regjimet e njëpasnjëshme”, thuhet në reagimin e Lekajt.

Mes tjerash në reagim thuhet se “Juve sot nuk ua zuri goja emrin e njeriut që e hapi Kosovën ndaj perëndimit, i cili dha dorëheqjen nga pozita e kryeministrit për t’u përballur me padrejtësitë e montuara, vetëm për të ekzistuar kjo pavarësi dhe edhe sot po sakrifikon e po pengohet padrejtësisht.

Ju sot nuk ishit udhëheqës të shtetit të Kosovës, të shtetit të Ramushit. Ju sot u sollët si protektorë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori