Monopoli në homologim ka përplasur sot ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj me deputetët anëtarë të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ku edhe po raportonte për këtë çështje.
Ministri Lekaj u kritikua nga deputetët për monopolin në homologim. Ndërsa duke thënë se nuk ndjehet përgjegjës për këtë, ua hodhi fajin deputetëve dhe ish-ministrit Lutfi Zharku.
Lekaj, ka thënë se Ligji për Automjete ia mundëson EuroLabit që të posedojë licencën për periudhë të pacaktuar. Ai është shprehur se tregu do të hapet dhe nuk do të ketë monopol, porse nuk ka mundur të jap një afat se kur mund të ndodhë kjo.
Ndonëse ka pohuar se ka hartuar udhëzimin administrativ 02/2018 që ka të bëjë me homologimin e veturave, me të cilin mundësohet hapja e tregut, Lekaj ka bërë përgjegjëse legjislaturat e mëparshme për monopolin në homologim, pasi siç tha ai është ligji ai që i jep direktivat.
E sa i përket çmimit të homologimit, Lekaj tha se është nënshkruar nga ish-ministri Fatmir Limaj dhe ministri i financave, Ahmet Shala.
“Ua kujtoj deputetë të nderuar, që ju jeni ata që e keni votuar dhe keni dhënë mundësinë që në ligjin ekzistues, afati është i pakufizuar. Dhe, nuk jam unë që e kam nënshkruar atë ligj. Nuk është MI, por jeni ju deputetë të nderuar që keni pasur përgjegjësinë edhe të MIT. Ka qenë vet ministri Zharku, por edhe kryetari i Komisionit, Muhamet Mustafa. Unë nuk i kam fajet që e kam pranuar këtë ligj, por unë si ministër i Infrastrukturës jam i obliguar që me përpikëri të implementojë ligjin e aprovuar nga Parlamenti i Republikës të Kosovës. Nuk jam fajtor unë dhe MI, është fajtor ligji që është miratuar”, u shpreh ai.
Lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave, ka plasur debati mes tij dhe deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Konjufca tha se ministri Pal Lekaj nuk e ka bërë krimin kryesor, por një krim tjetër. Ai tha se krimi kryesor është bërë në vitin 2008 kur është nënshkruar kontrata në shpërputhje me Kushtetutën e vendit, ndërsa krimi i dytë është udhëzimi administritativ që sipas tij ministri Lekaj ia ka përshtatur EuroLabit.
Debati Konjufca – Lekaj
Konjufca: “O z.Lekaj vec mundesh me na tregua sa pare i ke marr prej Eurolabit. Le mos bë hajgare”.
Lekaj: “Ti me njeh shumë mirë, për këtë fjalë mundesh me shkua në gjykatë. Nëse ki argument ju lutem para qytetarëve e thua”.
Konjufca: “Ose mundesh të shkosh ti nëse ia zgjat Eurolabit kontratën”.
Lekaj: “Sa pare i kam marrë?”.
Konjufca: “E them se dikush ka marrë në 2008, dikush po merr në 2019”.
Lekaj: “Ti me u ballafaqua me gjykatën, se kurrë në jetën time, se me njeh mirë familjarisht. Unë kurrë nuk kam marrë asnjë cent, jo për këtë. Asnjë cent Glauk dhe nuk mund të them për ty që e ke marrë një cent kur nuk është, jo me kanë vota po me kanë jeta”.
Konjufca: “Këtë vendim nuk ka logjikë njeri pa pas interes personal”.
Lekaj: “Nuk është ka me intereson EuroLabi, mua më intereson ligji, ligji nuk mi jep, është ka më vjen keq, besoni është ka më vjen keq për gjendjen që jeni ardhë”.
Edhe deputeti Salih Zyba ka kritikuar ashpër ministrin Lekaj. Ai ka kërkuar nga ministri Lekaj që të jetë më i qartë dhe të tregojë se kur mund të kenë kontratën.
“Je kundër ligjit për konkurrencë, je kundër kushtetutës, neni 119 në pikën 3. Je kundër. Pyetja është a ki me e ndërpre apo nuk ki me e ndërpre. Sepse presioni ynë pozitiv është me e ndalë këtë proces të dëmshëm. Për faktin që po e din që është bërë gabim, a je tu e vazhdu gabimin a don me e ndërpre”, tha Zyba.
Debati nuk mungoi as me deputetët tjerë, ku gjatë fjalës së njërit, ndërhynte tjetri.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajramin kritikoi ministrin Lekaj për prezantim të ligjit gjatë raportimit të tij. Teksa duke mbrojtur ligjin, ajo i parashtroi disa pyetje lidhur me homologimin.
“Ju i keni derivu kushtet, ku i keni pamundësuar çdo operatori ekonomik në Kosovë, që me hy dhe me marrë licencë në homologim. Pse duhet me i shfrytëzu 50 përqind të kapaciteteve. Ne sipas Kushtetutës jemi ekonomi e lirë, pse nuk i licenconi 5-6, 10-20, aq sa ka ofertë dhe mandej në bazë të ligjit. Pse nuk e ke bërë fizibilitetin. Çfarë ndodh më 2 korrik. Pse e ke pru punën më 2 korrik me u vazhdu kontrata e monopolit, pse nuk e ke bërë fizibilitetin”, u shpreh ajo.
E ministri Lekaj u shpreh se përgjegjëse për këto është vet Bajrami, si ish-ministre.
“Udhëzimi administrativ 02/2018 është derivat i ligjit dhe nuk është asnjë shkronjë jashtë ligjit ekzistues. Pse ju nuk ia keni ndërprerë? Qysh iu ka dhënë kontrata? Mos na shitni mend këtu, sepse para qytetarëve është punë e ndjeshme. (Bajrami: A i skadon kontrata?). Nuk i skadon. Është e pakufizuar në bazë të ligjit. Këto që i thoni është vetëm sa për t’i mashtruar qytetarët”, u kundërpërgjigj Lekaj.
Lekaj shtoi se pas letrës së shefes së Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, kanë kërkuar ekspertë për të bërë raportin e fizibilitetit.
Këtu ai mori edhe mbështetjen e drejtorit Vehbi Shatri, i cili u shpreh se Apostolova ka bërë loje të dyfishtë, por nuk u lejua të flas për këtë nga deputetja Bajrami.
Ai tha se në Kosovë nuk kryhet homologimi, porse vetëm bëhet verifikimi i dokumentacionit që ofrohet nga jashtë.
“Është shumë interesant ajo loja e dyfishtë e zonjës Apostolova që e ka bërë”, tha ai.
Deputeti Memli Krasniqi, tha se ligji i automjeteve është i keq, pasi që ka 7-8 muaj që nuk po mund të miratohen disa pika të tij.
Krejt në fund, deputetja Hykmete Bajrami kërkoi që ministri Lekaj të shfuqizojë udhëzimin administrativ 02/2018, porse një gjë e tillë nuk u pranua nga ministri, i cili e liroi sallën pas mbylljes së raportimit të tij nga kryetarja e Komisionit, Sala Berisha Shala./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhduket një vajzë në Prishtinë që pesë ditë – policia nis hetimet

Nesër hapet Tuneli i Murrizit, Rama: Sa të jem kryeministër, Rruga e Arbrit do të jetë pa pagesë

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker