LAJMI I FUNDIT:

LDK nuk e mbështet Thaçin që të zhvillojë dialogun me Serbinë

LDK nuk e mbështet Thaçin që të zhvillojë dialogun me Serbinë

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një deklarate për media ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk ka asnjë autorizim për të negociuar në emër të qytetarëve të Kosovës dhe se çdo marrëveshje që arrihet në Bruksel me palën serbe mund të jetë vetëm marrëveshje e tij private, por jo në emër të Kosovës.

“Ne besojmë se dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjet me fqinjit tonë verior, Serbinë. Dëshirojmë të përshëndesim angazhimin e miqve tanë ndërkombëtar në këtë proces, BE-së dhe SHBA-së. Sipas Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës është organi i vetëm që vendos se kush e përfaqëson Kosovën në dialog me Serbinë”, thuhet në deklaratë.

LDK konsideron se Kuvendi i Kosovës nuk ka vendosur ende për këtë çështje, pasi platforma për dialog me Serbinë, që ishte në rend ditë në Kuvend, u tërhoq nga Qeveria, ndërkaq platforma e vitit 2011 e autorizon Qeverinë të dialogojë me Serbinë.


“LDK-ja nuk e mbështet Presidentin që të zhvillojë dialogun me Serbinë. Ai nuk e përfaqëson vullnetin politik të Kosovës.  LDK-ja, si partia kryesore në vend, është e gatshme të marrë përsipër këtë proces të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Këtë përgjegjësi ne do ta marrim përmes votës së qytetarëve, në zgjedhje të lira”, thuhet në deklaratë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Lajme
Donika Gërvalla voton në Gjermani

Donika Gërvalla voton në Gjermani

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Lajme
Kalo në kategori