Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke e akuzuar se veproi në kundërshtim të plotë me rekomandimet e SHBA-së dhe BE-së.
Ai ka përmendur si shembull vendimin për ndalimin e hyrjes së mallrave serbe, duke e quajtur një politikë që përfundimisht dëmton shtetin.
Sipas Abdullahu, mënyra e qeverisjes së Albin Kurtit bazohet në tre hapa:
Marrja e vendimeve kundër rekomandimeve ndërkombëtare, për të krijuar imazhin e një politike të pavarur – siç është rasti me ndalimin e mallrave serbe.
Zvarritja e përplasjes me ndërkombëtarët, duke e shfrytëzuar për përfitime politike dhe për të fituar simpati nga mbështetësit radikalë.
Lëshimi pe dhe pranimi i rekomandimeve ndërkombëtare, duke e kthyer vendin në pikën zero, por me pasoja serioze për Kosovën.
Njoftimi i plotë i Abdullahut
Qe qysh punon Qeveria Kurti tash e sa kohë
1) Hapi i parë – Marrja e vendimit që do të jetë në kundërshtim të plotë me rekomandimet e SHBA-së dhe BE-së. Sa për ilustrim tash së fundi rasti me ndalimin e hyrjes së prodhimeve serbe në Kosovë- motoja e vuvuzelave politike për këtë qasje dhe të tjera të ngjashme – ‘’jo nënshtrim’’
2) Hapi i dytë- Zgjatja e kësaj periudhe kundërshtuese, sa më shumë që është e mundur që i nervozon ndërkombëtarët, por sjell simpati politike, sidomos tek pjesa militante dhe tek ata që kanë antipati ndaj ndërkombëtarëve, sidomos amerikanëve – motoja e vuvuzelave politike është ‘’po vjen era shtet’’.
3) Hapi i tretë – Lëshimi pe, dorëzim i plotë, pranimi i asaj që rekomandonin ndërkombëtarët, sa për ilustrim, vendimi që të lejohet hyrja e mallrave serbe – motoja e vuvuzelave politike ‘’Ky është pragmatizëm’’
Efekti i kësaj kulture politike, tash e zyrtarizuar në Qeveri, nuk është vetëm kthimi në pikën zero, por edhe dështimi dhe dëmtimi i shtetit tonë.
a) Jemi nën sanksione nga BE-ja të cilat ende nuk po diskutohen seriozisht që të hiqen.
b) Ftohja e raporteve me ndërkombëtarët sidomos me SHBA-në.
c) Serbia edhe pas rastit në Banjskë nuk ka humb asgjë nga trajtimi si me një shtet normal për dialog.
d) Mos pasja e njohjeve të reja dhe dështimi për anëtarësim në organizma ndërkombëtarë.
e) Zëvendësimi i njohjes nga Serbia, me normalizim të raporteve me Serbinë, gjë që e zhvendos njohjen jashtë normalitetit.
f) Mungesa e investimeve nga jashtë, si determitë e krijimit të përshtypjes se mund të ketë konflikt të ashpërsuar në veri dhe jo vetëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Tentativa e pestë për konstituim, Avni Dehari fton në takim përfaqësuesit e subjekteve politike

Të gjitha zhvillimet nga Kuvendi - a do të ketë vota të mjaftueshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare?

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

"Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit dhe mbeturinave të Serbisë në Shtërpcë", Rizvanolli: Asnjë institucion i tillë nuk ka vend në Kosovë

Osmani nis takimet në Finlandë, publikon fotografi me presidentin: Dy vende liridashëse

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë