LAJMI I FUNDIT:

LDK e quan Dardan Sejdiun llomotitës klptokrat

LDK e quan Dardan Sejdiun llomotitës klptokrat

Kolegjiumi i Degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka reaguar ndaj deklaratave të nënkryetarit të Prishtinës, Dardan Sejdiu, duke e quajtur partinë e tij, Vetëvendosjen, “gërditëse” e antiamerikane.

“Ka muaj të tërë që po rrezikojnë jetën e shumë të rinjve dhe të rejave, qytetarëve dhe zyrtarëve, me veprimet e tyre banditeske për të mbijetuar”, thuhet në reagimin e LDK-së.

“Llomotitësi kleptokrat, Dardan Sejdiu, i cili vepron sipas instruksioneve të fundërrinave të veshur me petkun e komunarëve të armatosur në Komunën e Prishtinës, para se t’i mbajë ligjërata LDK-së, është mirë ta ketë parasysh se subjekti i tij politik, çdo gjë mund të jetë ,por vetëm parti politike jo, ata po bëjnë çmos të zhysin vendin ne kaos, gjakderdhje e vëllavrasje. Por fal gjak ftohtësisë së qytetarëve dhe veprimeve te matura, të pjekura politike të Partive politike siç është LDK-ja, kjo nuk po ndodh”, thuhet në reagimin e LDK-së.


LDK kërkon nga Daradan Sejdiu, për siç thonë “i njohur për monologët patetike drejtuar policëve, që paraprakisht kishte tentuar t’i digjte me molotovë, është ndër përgjegjësit kryesor të Komunës së Prishtinës, për dëmet dhe shkatërrimin e Kryeqytetit, të tregojë se me cilat mjete janë blerë maskat, armët vdekjeprurëse dhe molotovët për djegien e policëve dhe institucioneve që u gjetën në selinë e VV-së dhe të tjerat që u përdorën në protestat e fundit, nuk ka fytyrë dhe tru që t’i jap mend LDK-së së Ibrahim Rugovës”.

“Dardan Sejdiut, i cili së bashku me palaçot e tjerë që e kanë shndërruar Komunën e Prishtinës në kazermë të banditeve e rrugaçëve, që shajnë Amerikën dhe djegin institucionet, i bëjmë me dije se ky popull është ballafaquar me kriminelë dhe fundërrina edhe më të mëdha se ai dhe ka triumfuar”, thekson në fund kolegjiumi i Degëve të LDK-së në Prishtinë.