LAJMI I FUNDIT:

LDD: Buxheti do të sjellë krizë ekonomike

LDD: Buxheti do të sjellë krizë ekonomike

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), ka diskutuar të hënën për miratimin e buxhetit nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë ishte vlerësim i LDD-së se ajo që mund të ofron ky buxhet më shumë është një mashtrim optik dhe se inflacioni dhe çmimet në vend e gëlltisin këtë ngritje të pagave dhe krijojnë pasiguri financiare në të ardhmen.

Ironia më e madhe parlamentare sipas LDD-së është që në buxhetin e këtij viti është futur edhe privatizimi i asetit kryesor që siguron financa në Kosovë PTK-së.

“Ky buxhet do t’i sjellë pasoja dhe krizë ekonomike Kosovës në të ardhmen dhe nuk do të ketë qëndrueshmëri buxhetore duke i shtuar kësaj edhe konfrontimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar”, vlerëson LDD-ja. /Telegrafi/