LAJMI I FUNDIT:

Lass Diarra + 10 milionë euro = Maicon?

Lass Diarra + 10 milionë euro = Maicon?

Sipas të përditshmes sportive italiane, Il Corriere dello Sport, Lassana Diarra shoqëroi kolegun e tij Sergio Ramosin në një vizitë në Milano, por për dallim nga Ramos që u takua me drejtuesit e Milanit, Lassana Diara shkoi në Appiano Gentile për t’u takuar me ata të Interit.

Nga ana tjetër AS, raporton se Real Madridi dhe Interi mund të negociojnë një marrëveshje prej 10 milionë eurosh plus mesfushorin Lassana Diarra, kurse në drejtim për në Bernabeu do të shkonte anësori brazilian Douglas Maicon.

Përkundër një starti të mirë një vit më parë në fanellën e Los Blancos, mesfushori francez mësohet të jetë i pakënaqur me zëvendësimet e shpeshta dhe ndjen se Xabi Alonso ka zënë pozitën e tij.

Diarra nuk luan për Realin që nga 20 marsi, ndërsa Reali thotë se ai është lënduar, derisa mediat spekulojnë vazhdimisht për një largim. /Telegrafi/