LAJMI I FUNDIT:

Larsson paralajmëron largimin nga përfaqësuesja

Larsson paralajmëron largimin nga përfaqësuesja

Henrik Larsson ka njoftuar se do të tërhiqet nga përfaqësuesja e Suedisë pas ndeshjes së të mërkurës kundër Shqipërisë.

Pas humbjes nga Danimarka, Suedia e ka të vështirë të sigurojë ‘play-off’-in (kjo mund të ndodhë vetëm nëse Portugalia nuk fiton ndaj Maltës, ndërsa Suedia mposht Shqipërinë), mirëpo 38-vjeçari ka deklaruar se edhe nëse Suedia siguron kualifikimin, ai nuk do të tërhiqet nga vendimi i tij.

“Tashmë ka marrë fund. Mendoj se nuk do të ketë Kampionat Botëror për mua edhe nëse kualifikohemi. Jam 38-vjeç dhe nuk do të kem motivacion të luaj për Suedinë pas ndeshjes kundër Shqipërisë. Është koha t’ua lë vendin sulmuesve të rinj”, ka thënë Larsson në një konferencë për shtyp.

Larsson ka shënuar 37 gola në 106 paraqitje për Suedinë, ndërsa pritet që pas përfundimit të sezonit me klubin e tij Helsingborg, ai do t’i japë fund edhe karrierës së përgjithshme si futbollist.


Në trend Sport

Më shumë
Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

La Liga
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga

Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"

Premier League
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Serie A
Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Premier League
Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Përfaqësueset
Tifozët e Liverpoolit mendojnë se sapo kanë transferuar 'Mbappen e ri' - çfarë shpejtësie

Tifozët e Liverpoolit mendojnë se sapo kanë transferuar 'Mbappen e ri' - çfarë shpejtësie

Premier League
Kalo në kategori