LAJMI I FUNDIT:

Laporta: Reali vuan nga ‘Barcelonitis’

Laporta: Reali vuan nga ‘Barcelonitis’

Presidenti në largim i Barcelonës, Joan Laporta, nuk hezitoi fare dhe menjëherë pas emërimit të Jose Mourinhos si trajner i Real Madridit, sulmoi rivalët e përbetuar duke thënë se kjo është shenjë e qartë kundër Barcelonës.

“Ata po kërkojnë mënyra se si t’i përgjigjen modelit tonë të futbollit dhe besoj se ata e kanë sëmundjen e quajtur ‘Barcelonitis’. Ata janë në një situatë ku Barcelona ka fituar gjithçka dhe ata nuk kanë fituar asgjë. Ne do të vazhdojmë të shkëlqejmë në fushë dhe është punë e tyre të gjejnë përgjigje për modelin tonë”, ka thënë Laporta për Marca.

Laporta shtoi se ai nuk do të nxitohet për të finalizuar sa më shpejtë transferimin e Cesc Fabregasit, duke u shprehur mirënjohës mbi dëshirën e mesfushorit të Arsenalit, për të kaluar në radhët e Barcelonës. /Telegrafi/