LAJMI I FUNDIT:

Laporta: Presioni është në Realin

Laporta: Presioni është në Realin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është i bindur se Reali i Madridi do të dështojë me presionin për të mbetur në hap me liderin e La Ligës.

Pas fitores së mbrëmshme ndaj Tenerife, Barcelona sërish ka kthyer diferencën prej katër pikësh mbi Realin, që sot udhëton te Mallorca, e cila lufton për të mbajtur pozitën e katërt.

“Ekipi ynë ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe ka shtuar presionin në Madridin, andaj ndeshja ndaj Mallorcas tash është një ndeshje vendimtare”, ka thënë Laporta. /Telegrafi/