LAJMI I FUNDIT:

Laporta: Fabregas lojtar i Barcelonës

Laporta: Fabregas lojtar i Barcelonës

Përkundër dështimit për ta transferuar kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas, për 29 milionë funte, Joan Laporta shprehet të jetë i sigurt se Barcelona do ta transferojë spanjollin, por se kohëzgjatja e negociatave nuk dihet.

“Barcelona po bën impenjime të jashtëzakonshme. Të ofrosh 29 milionë funte për një lojtar si ai, i përshtatet çmimit të transferimeve tona. Ne jemi në negociata dhe të shohim se si do të zhvillohet. Shpeshherë, këto lloj operacionesh zgjidhen shpejtë, e shpeshherë më ngadalë”, theksoi Laporta.

Laporta shtoi se është i sigurt se Arsenali do të ndryshojë mendjen dhe do lejojë që Fabregas të largohet, duke parë interesimin e lojtarit. Përfundimisht, Laporta tha se nuk është në stilin e Barcelonës, kur është pyetur nëse mesfushori do të përdorte Nenin 17 të statutit të FIFA-s, që lejon Fabregasin ta blejë kontratën dhe të largohet nga Arsenali. /Telegrafi/