LAJMI I FUNDIT:

Lajçak nuk pritet nga Haradinaj, zyrtarët e AAK-së i kërkojnë vendim të shpejtë për heqjen e vizave

Lajçak nuk pritet nga Haradinaj, zyrtarët e AAK-së i kërkojnë vendim të shpejtë për heqjen e vizave

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kosovë, sot është takuar edhe me zyrtarët e AAK-së.

Lajçak nuk është pritur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj por nga anëtarët e kësaj partie.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se Lajçakut i prezantuan përkushtimin e AAK-së për procesin e dialogut dhe qëndrimin e pandryshuar për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.


Postimi i plotë:

Në takim me të dërguarin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajčák, prezentuam përkushtimin e AAK-së për procesin e dialogut dhe qëndrimin e pandryshuar për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Roli aktiv i ShBA-së në dialog, për të cilin ka qenë i zëshëm dhe këmbëngulës në vazhdimësi kryetari Haradinaj, ka rritur shpresat që dialogu Kosovë-Serbi, i zgjatur për një dekadë, do të finalizohet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Për shkak të qëndrimeve të ndryshme përbrenda BE-së në lidhje me ndryshimin e territoreve, ka ndodhë një lëkundje e besimit. Megjithatë, Aleanca përshëndetë angazhimin e BE-së në dialog, nën udhëheqje të ShBA-së. Në kuadër të takimit, ritheksuam, se BE para së gjithash, pas plotësimit të të gjitha kritereve, Kosovës t’i jap një vendim të shpejtë për heqjen e regjimit të vizave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

Lajme
Kalo në kategori