LAJMI I FUNDIT:

Lahm: Kemi treguar shumë respekt për Interin

Lahm: Kemi treguar shumë respekt për Interin

Anësori gjerman i Bayern Munichut, Philipp Lahm, nuk ishte aspak i kënaqur me fillimin e ndeshjes ndaj Interit, duke konstatuar se ekipi i tij tregoi shumë respekt për kundërshtarët.

“Ne treguam shumë respekt për Interin në pjesën e parë dhe nuk ishim të motivuar para pushimit. Ne u përmirësuam pak pas pushimit, por ne dështuam t’i konvertojmë rastet që i patëm. Ju nuk mund t’i lejoni vetes gabime të tilla në një ndeshje të tillë. Interi ishte shumë i mprehtë dhe shfrytëzoi pothuajse secilin rast që e pati”.

“Ju gjithmonë keni shpresë dhe besim se mund të riktheni rezultatin, por thjeshtë nuk e bëmë edhe pse patëm rastet për të tundur rrjetën”, deklaroi Lahm. /Telegrafi/