LAJMI I FUNDIT:

Ky është vendimi për deputetët Kurteshi, Muharremaj dhe Pantina

Ky është vendimi për deputetët Kurteshi, Muharremaj dhe Pantina

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për tre deputet e opozitës, Ismajl Kurteshi, Shqipe Pantina dhe Bali Muharremaj, shkruan në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Masa e shqiptuar ndaj tyre është arrest shtëpiak, kurse Muharremaj është i obliguar të paraqitet në stacionin policor. Kjo masë për të tre deputetët është shqiptuar për periudhën kohore prej një muaji.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPK, veprën penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 409 par.1 të KPK , veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPK, dhe veprën penale Sulmi i personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 410 par.1 të KPK”, thuhet në njoftim.