LAJMI I FUNDIT:

Ky është ndër njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave! (Video)

Ky është ndër njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave! (Video)

A keni dëgjuar për Mansa Musa? Në një video të re të postuar në kanalin YouTube TED-Ed, Jessica Smith tregon historinë e tij.

Mansa Musa në shekullin e 14-të ishte mbreti i Perandorisë së Malit.

Ai qëndroi në krye të fronit mbi njëzet vite, duke filluar që nga viti i largët 1312.


Nën udhëheqjen e tij perandoria u bë një nga më të pasurat në atë kohë, transmeton lajmi.net.

Prodhimi dhe tregtimi e arit u zhvillua shumë, dhe perandoria e drejtuar nga Musa, prodhonte gjysmën e arit në botë.

Pas vdekjes së tij, mbretëria zhytet në kaos, dhe trashëgimtarët shpenzuan pasurinë e tij.

Sot, Mali është një nga vendet më të varfra në botë. (lajmi.net)