LAJMI I FUNDIT:

Ky është lojtari më i fauluar në Ligën Premier

Ky është lojtari më i fauluar në Ligën Premier

Në një lajm që nuk do ta befasonte pothuajse askënd, Diego Costa është futbollisti më i fauluar në Premier Ligë.

Sulmuesi i Chelseat, që pothuajse gjithmonë është i përfshirë në situata të pahijshme në fushë, është frulluar plot 15 herë në katër ndeshjet e deritanishme të sezonit.

Costa është edhe një prej lojtarëve më të ashpër, pasi që nga katër faulla që ka shkaktuar deri më tani, në tre raste është ndëshkuar me karton të verdhë, transmeton KosovaPress.


Lojtari i dytë më i faulluar është Eden Hazard, që po ashtu është pjesë e Chelseat. Në reprezentuesin belg deri më tani është ndërhyrë 12 herë në mënyrë të palejueshme.

Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. I gjithë materiali në këtë faqe është prodhim unik i KosovaPress, andaj KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale ndalohet rreptësishtë.