Trajneri i kombëtares Shqiptare, Josip Kuzhe, është i kënaqur me paraqitjen e kuqezinjve në takimin e mbrëmshëm miqësor përballë Irlandës së Veriut dhe shpreson të vazhdojë kështu.
Shqipëria fitoi me rezultat minimal 1-0 me golin e Skelën në pjesën e parë të takimit, por Kuzhe më së shumti është ndarë i kënaqur me mbrojtjen.
“Detyra kryesore ishte që si fillim të ishim të kujdesshëm në fazën mbrojtëse dhe më pas të nisnim sulmin ndaj kundërshtarit, ku pa dyshim duhej të merrnim rezultat pozitiv. Pas 15 minutave të para ekipi fitoi vetëbesim dhe më pas nisëm të luajmë shumë mirë dhe me kombinime, duke qenë mirë edhe në aspektin fizik”, ka thënë Kuzhe për mediat shqiptare pas fundit të ndeshjes së mbrëmshme.
“Them se në mbrojtje ishim mirë dhe në fund e merituam fitoren. Skuadra luajti me kombinime të shumta ndaj Irlandës së Veriut, pasi kjo gjë ishte e kushtëzuar nga gjendja e terrenit, e cila nuk të lë të luash lirshëm. Gjithsesi, loja me shumë stacione që bëmë ishte me rezultat”.
“Kur mora drejtimin e Shqipërisë kisha të bëja me ndeshje zyrtare, që ishin të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës, prandaj duke filluar nga ky takim me Irlandën e Veriut fillon Shqipëria e vërtetë e Josip Kuzhes”, ka shtuar më tej trajneri kroat siç përcjell Sporti Shqiptar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur