LAJMI I FUNDIT:

Kuyt: Pozita e katërt është e patjetërsueshme

Kuyt: Pozita e katërt është e patjetërsueshme

Sulmuesi i Liverpoolit, Dirk Kuyt, e di se Liverpooli duhet patjetër të kualifikohet në Ligën e Kamponëve.

Redsat kanë gjashtë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit për të luftuar për një pozitë që çon në garën evropiane, dhe Kuyt mendon se forma e fundit e tyre është e mjaftueshme për të përfunduar në top katërsh.

“Ne duhet të përpiqemi dhe të mundohemi të përfundojmë në të katërtin. Ne jemi prapa dhe e dimë se do të jetë vështirë, por ajo që duhet të bëjmë është të fitojmë ndeshjet tona dhe të vazhdojmë më tej prej aty”.

“Ne dështuam ca gjatë sezonit, por nuk kemi kohë të shohim prapa në ato gjëra, duhet të shohim përpara”, ka thënë Kuyt. /Telegrafi/