LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Kosovës, shqyrton raportin e AKP-së

Kuvendi i Kosovës, shqyrton raportin e AKP-së

Kuvendi i Kosovës, në senacën e sotme ka shqyrtuar raportin e Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP), raport ky i cili i është dërguar Kuvendit kohë më parë. Grupet parlamentare të partive të ndryshme e kanë përkrahur raportin, mirëpo kanë dhënë një varg vërejtjesh sa i përket punës së AKP-së.

Shefat e grupeve parlamentare, kanë dhënë një varg kritikash në adresë të AKP-së rreth procesit të privatizimit. Mirëpo pjesa më e madhe e tyre e kanë përkrahur raportin e AKP-së, i cili po diskutohet në Kuvend.

Naser Osmani, nga komisioni për buxhet dhe Financa tha se komisioni rekomandon që kryesia e Kuvendit, të kërkoi nga Qeveria që sa më parë ta procedohet ligji për Oden e Veqantë, me qëllim të shqyrtimit të të gjitha ankesave nga kjo odë, që të mundësohet puna në vazhdimsi i këtij institucionit. Ndërsa sipas tij komisioni, i ka rekomandu Kuvendit që të miratoi raportin e AKP-së.