Kush mund të kualifikohet dhe eliminohet sonte nga LK? Të gjitha variantet dhe skenaret
Juventusi e pret Barcelonën në ndeshjen kryesore të mërkurën mbrëma (sonte) në Ligën e Kampionve. Por, fate të mëdha pritet të përcaktohen edhe në ndeshje tjera.
Kështu, Atletico Madridi luan për të ruajtur shpresat në shtëpi ndaj Romës në top formë.
Nga ana tjeëtr ka edhe ekipe që luftojnë për vendin e parë si Bayern Munichu, që shpreson në gabim të PSG.
Telegrafi sjellë të gjitha variantet e skenaret që mund t’i shohim sonte mbrëma (e mërkurë):
Tashmë të kualifikuar: PSG, Bayern, City*, Besiktas*, Tottenhami*, Real Madrid. (*vendi i parë në grup).
Mund të kualifikohen sonte: Manchester United, Baseli, Roma, Chelsea, Barcelona, Juventus.
Nuk mund të përfundojnë në top dy pozitat e para: Celtic, Anderlecht, Feyenoord, Dortmund, APOEL.
Do të përfundojnë në vendin e katërt: Feyenoord, Maribor, Monaco.
GRUPI A: CSKA Moska (6 pikë) vs Benfica (0)*, Basel (6) vs Manchester United (12).
- Manchester United kualifikohet (si fitues i grupit) me një barazim. Progresi i Djajve konfirmohet nëse CSKA nuk arrin të shënojë fitore.
- Baseli do të kualifikohet tutje nëse fiton dhe CSKA humbë për shkak të rekordit më të mirë kokë më kokë.
- CSKA do tël uftojë me Baselin për vendin e dytë në përballje direkte në ndeshjen e fundit të grupit nëse shmangë humbjen sonte. Rusët mund të përfundojnë edhe në maje të tabelës nëse fitojnë dhe United humbë.
- Benfica duhet ët fitojë dhe të shpresojë që Baseli të humbasë në mënyrë që të qëndrojë me shpresë për një vend në top dyshe. Nëse dështon të fitojë atëherë do të konfirmohet në vendin e katërt.
GRUPI B: Paris Saint-Germain (12) vs Celtic (3), Anderlecht (0) vs Bayern Munich (9)
- Parisi është kualifikuar dhe do të vulosë fitoren e parë me një fitore nëse Bayerni nuk fiton, ose nëse Parisi barzon dhe Bayerni humbet.
- Bayerni është kualifikuar.
- Celticu nuk mund të përfundojë në top dyshe, por mund të sigurojë pozitën e tretë nëse fiton dhe Anderlechti nuk e bën këtë, ose nëse Celticu barazon dhe Anderlechti humbet.
- Anderlechti nuk mund të përfundojë në top dyshe.
GRUPI C: Qarabag (2) vs Chelsea (7)*, Atletico Madrid (3) vs Roma (8).
- Roma kualifikohet me barazim. Giallorosët mund të vulosin opzitën e parë nëse fitojnë dhe Chelsea nuk e bën këtë.
- Chelsea kualifikohet me fitore ose një barazim nëse Atletico nuk fiton.
- Atletico do të mbetet në luftë me një fitore, ose me një barazi nëse Chelsea humbet. Spanjollët do të sigurojnë së paku pozitën e tretë nëse fitojnë dhe Qarabagu humbet.
- Qarabagu duhet të fitojë që të mbetet në garë për top dy vendet e para. Ata do të konfirmohen në vendin e katërt nëse humbasin dhe Atletico fiton.
GRUPI D: Juventusi (7) vs Barcelona (10), Sporting (4) vs Olympiacos (1).
- Barcelona do të shkojë tutje si fituese me një barazim. Po ashtu ata kualifikohen edhe nëse humbasin e Sportingu nuk fiton.
- Juventusi kualifikohet tutje nëse shmangë humbjen dhe Sportingu nuk fiton.
- Sportingu do të mbetet në luftë nëse fiton, por nuk do të jetë në gjendje që të përfundojë në top dyshe nëse humbasin, ose nëse barazojnë dhe Juve nuk humbet. Një barazim vulos së paku vendin e tretë në grup.
- Olympiacosi duhet të fitojë dhe të shpresojë që Juventusi të humbasë në mënyrë që të mbetet në luftë për një vend për top dy pozitat e para në grup. Nëse Olympiacosi nuk fiton atëherë do të përfundojë në vendin e katërt.
*Ndeshjet që fillojnë nga ora 18:00.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit
I jashtëzakonshëm Xherdan Shaqiri – shkëlqen me het-trik në fitoren e Baselit në kampionat
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj