Zyrtari i lartë i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA), Marko Parezanoviq përmendet në korrespondencën “Sky” të grupit kriminal të Darko Shariqit, si person me të cilin ishte duke u takuar vëllai i Shariqit, Dushko.
Siç shkruajnë mediet serbe, seancat gjyqësore kanë qenë në drejtim të zbardhjes së rastit të Shariqit, derisa zbulohet se kush është Parezanoviq, njeriu që në dosje është shënuar si person që mund të “zgjidhë gjithçka”.
Markus, i cili është Marko Parezanoviq, është i vetmi person që mund të ndihmojë në zgjidhjen e rastit të Shariqit kur bëhet fjalë për gjykimet para Apelit.
Parezanoviq u bë i njohur për publikun e gjerë në gusht të vitit 2018 kur publikisht tha se kërcënim për sigurinë e vendit është opozita, sindikatat, organizatat joqeveritare dhe mediet.
Në BIA ai është njeri i besuar i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai ka punuar në çështjet rajonale, kryesisht në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Aty ka mbajtur lidhje edhe me politikanë, sidomos kur bëhet fjalë për Malin e Zi. Kjo është arsyeja pse presidenti Milo Gjukanoviq e ka akuzuar atë si agjentin kryesor rus në Serbi, transmeton KosovaPress.
Në BIA, Parezanoviq merrej me përçarjen dhe organizimin e protestave, si dhe shuarjen e tyre.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Parezanoviq përmendet në rastin e Darko Shariqit. Gjatë vitit të kaluar, pra pas arrestimeve në këtë grup kriminal, është përmendur se bosi i drogës i ka dhënë një orë një zyrtari të lartë të BIA-s.
Në atë kohë, u spekulua se ishte Parezanoviq, por këto akuza nuk u konfirmuan kurrë. Mediet shkruanin se bëhej fjalë për një orë me vlerë 250 mijë dollarë.
Përveç tij, në korrespondencë përmendet edhe kryetari i Gjykatës së Apelit, Dushko Milenkoviq.
Shariq po përballet me akuza të reja dhe se po hetohet se ka themeluar një grup kriminal nga paraburgimi që ka kryer vepra të ndryshme kriminale. Ndër të tjera ai akuzohet se ka tentuar të vrasë Nebojsha Joksoviqin, dëshmitar-bashkëpunëtor në procedurën kundër bosit të drogës.
Ai akuzohet gjithashtu se ka urdhëruar vendosjen e eksplozivëve nën veturën e Goran Nikolasheviqit, dëshmitar në procedurën kundër këtij grupi kriminal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker