LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila takon përfaqësuesit e NDI-së

Kusari-Lila takon përfaqësuesit e NDI-së

Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, të mërkurën priti përfaqësuesit e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, Laura Nichols dhe George Graeford.

Në takim u bisedua rreth procesit aktual zgjedhor në Kosovë dhe për nevojat dhe idetë për reformat në sistemin elektoral në Kosovë, si dhe rreth reflektimit të rrjedhave të këtij procesi në të priturat e qytetarëve të Kosovës.

Ministrja Kusari-Lila i njoftoi më konkretisht përfaqësuesit e NDI-së për procesin zgjedhor të Kosovës, si dhe për nevojën e reformave elektorale dhe vizionin për këto reforma.

Po ashtu u theksua qëndrimi i dyanshëm për bashkëpunime edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët. /Telegrafi/