LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila flet për CEFTA-n në Bruksel

Kusari-Lila flet për CEFTA-n në Bruksel

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, tw mërkurën udhëtoi për Bruksel. Ajo pritet të takohet me komisionarin për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, Stefan Fule, si dhe me drejtoreshën e Sekretariatit të CEFTA-s, Reneta Vinez.

Ministrja Kusari Lila gjithashtu do të ketë takim me Laszlo Varkonyi, Drejtor i Përgjithshëm dhe Kryesues i Komisionit për Politika të Tregtisë pranë Këshillit.

Në këto takime do të diskutohet për preferencat tregtare te BE-së, CEFTA-n, si dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me politikat dhe marrëdhëniet tregtare ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Pas vizitës në Bruksel, Kusari-Lila do të vazhdojë në Berlin ku do të ketë takime pune me Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Teknologjisë, si dhe me deputet të Bundestagut Gjerman.


Po ashtu ministrja Kusari Lila do të takohet edhe me Christoph Heusgen, këshilltar për Politikë të Jashtme i Bundeskancelares Merkel. /Telegrafi/