Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitoi vullnetarët në Qendrën e Thirrjeve për COVID-19, Qendrën Studentore dhe në Linjën e Ndihmës Psikologjike për COVID-19.
Vizitën e filloi në Qendrën e Thirrjeve për COVID-19, e cila gjendet në objektin e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë.
Aty u shoqërua nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), Naser Ramadani, dhe u mirëprit nga vullnetarët.
Qendra për Thirrje qëndron e hapur 24 orë ku 20 vullnetarë – student absolventë të Fakultetit të Mjekësisë, mjekë dhe infermier të rinj – pranojnë 200 deri në 300 thirrje në ditë nga qytetarët të cilët kanë shenja ose simptoma të dyshimta që ndërlidhen me virusin Corona e që kanë nevojë për informacione dhe konsulta për to.
Nga aty, kryeministri Kurti vizitoi Qendrën Studentore ku shërbejnë 30 vullnetarë të cilët kujdesen për të karantinuarit.
Në vizitë, kryeministri Kurti dhe ministri Vitia u shoqëruan nga menaxheri i Karantinës, Valdet Hashani dhe drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfisha ku zhvilluan një takim me vullnetarët. Këta vullnetarë janë student absolventë të Fakultetit të Mjekësisë dhe mjekë, infermierë, psikologë e punëtorë socialë. Ata kanë një detyrë aspak të lehtë, pasiqë po kujdesën për mirëqenien dhe ushqimin e të karantinuarve, e që ia kanë dalë me shumë sukses. Që nga hapja e Qendrës së Karantinës më 18 mars janë shërbyer mbi 80,000 shujta.
Ndalesën e fundit përgjatë vizitës së sotme, kryeministrit Kurti e pati në Ministrinë e Shëndetësisë ku vizitoi vullnetarët e Linjës së Ndihmës Psikologjike për COVID-19. Aty janë 45 vullnetarë, psikologë të diplomuar ose absolventë të Departamentit të Psikologjisë, të cilët ju ndihmojnë qytetarëve ta përballojnë kohën e izolimit dhe pasojave që mund të vijnë si rezultat i tij. Çdo ditë, nga ora 11:00 deri në ora 22:00, ata ofrojnë ndihmë të parë psikologjike atyre të cilët janë të shqetësuar, posaçërisht ata që përjetojnë ankthe apo shenja depresioni.
Kryeministri Kurti dhe ministri Vitia falënderuan gjithsecilin për vullnetarizmin e tyre dhe angazhimin e pakursyer dhe shprehën mirënjohje për qëndrueshmërinë dhe durimin.
Sipas studimeve të vitit të kaluar, Kosova nuk shquhet shumë për vullnetarizëm në mesin e të rinjve, përderisa vetëm 13% e tyre kanë marrë pjesë në aktivitete si vullnetarë. Kryeministri Kurti tha se “ata të cilët janë vullnetarë janë të dalluarit e shoqërisë, por në mesin e të dalluarve ju jeni më të dalluarit”.
Ai shtoi se vullnetarizmi duhet të rregullohet me një kornizë ligjore e cila e nxitë atë dhe e rritë vlerën e tij në raport me punësimin e të rinjve, derisa ua dha epitetin e vullnetarëve gjatë kësaj pandemie si heronjtë e heshtur të kësaj beteje.
Në secilin vizitë, si shprehje e mirënjohjes dhe falënderimit kryeministri Kurti i shërbeu vullnetarët me ëmbëlsira. Në të njëjtën kohë, pavarësisht faktit që po liberalizohen masat gradualisht, kryeministri ripërsërit thirrjet për kujdes të shtuar gjatë ndërveprimeve fizike dhe respektimit të udhëzimeve dhe rekomandimeve të IKSHPK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit