LAJMI I FUNDIT:

Kurti për paralajmërimet e Serbisë për tërheqje nga dialogu: Dikush në Bruksel mund të jetë trembur, Lajçak ishte i njoftuar për veprimet tona

Kurti për paralajmërimet e Serbisë për tërheqje nga dialogu: Dikush në Bruksel mund të jetë trembur, Lajçak ishte i njoftuar për veprimet tona
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se dikush në Bruksel mund të jetë trembur pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se mund të tërhiqen nga dialogu mes dy vendeve.

Këto komente ai i bëri pas pjesëmarrjes së tij në tryezën “Kosova si shoqëri shumëgjuhëshe”.

Kurti publikon vendimet e Qeverisë për targat dhe reciprocitetin me letërnjoftimet
Lexo po ashtu Kurti publikon vendimet e Qeverisë për targat dhe reciprocitetin me letërnjoftimet

Gjithashtu, kryeministri foli edhe për komentet e të dërguarit special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, që shprehu se situata tashmë ka ndryshuar pas vendimit qeveritar për reciprocitet për letërnjoftime dhe për afatin për regjistrimin e veturave me targa të vjetra.


BE thotë se Kosova ka të drejtë t’i heqë targat “KM”, “PR” që i lëshon Serbia
Lexo po ashtu BE thotë se Kosova ka të drejtë t’i heqë targat “KM”, “PR” që i lëshon Serbia

“Edhe Lajçak ka qenë vazhdimisht i njoftuar me veprimet tona. Unë e di qe ekziston një plan për takime edhe të kryenegociatorëve ndoshta edhe më shumë se aq, vetëm ta shohim se si dhe sa do të mund të përgatiten në Bruksel. Jemi të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, të qëndrueshme dhe njohje reciproke në qendër. Por problemi mbase qëndron tek paralajmërimet nga Beogradi se ata mund te dalin nga dialogu. Mendoj se po bëjnë gabim dhe kjo mund ta ketë trembur pak dikë në Bruksel”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori