LAJMI I FUNDIT:

Kurti për arrestimin e Hasan Dakaj në Serbi: Po mbahet në mënyrë arbitrare, nuk është rast i izoluar

Kurti për arrestimin e Hasan Dakaj në Serbi: Po mbahet në mënyrë arbitrare, nuk është rast i izoluar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për arrestimin e qytetarëve të Kosovës nga Serbia.

Kurti ka thënë se përkundër ndryshimeve pozitive për vendin tonë dhe ky vit po na e trashëgon një fqinj të vjetër që po përkeqësohet

“Javën e kaluar dy qytetarë të Kosovës Hasan dhe Xhavit Dakaj u arrestuan në kufi me Serbinë, Hasan Dakaj edhe sot vazhdon të mbahet atje padrejtësisht dhe në mënyrë arbitrare.  Kjo nuk është hera e parë dhe nuk paraqet rast të izoluar”, ka thënë Kurti.


Kurti ka shtuar se Serbia vazhdon të mbajë në paraburgim edhe dy qytetarë të tjerë të Republikës së Kosovës, Petrit Dula dhe Nezir Mehmetaj.

U arrestua nga Serbia, ish-ushtarit të UÇK-së i caktohet masa e paraburgimit prej një muaj
Lexo po ashtu U arrestua nga Serbia, ish-ushtarit të UÇK-së i caktohet masa e paraburgimit prej një muaj

“Të dy të mbajtur nga autoritetet serbe për gjoja kryerjen e krimeve kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Mehmetaj ka qëndruar me muaj të tërë në paraburgim pa aktakuzë në kundërshtim edhe me vetë ligjet e Serbisë, të gjetura këto që i ka theksuar edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi.

Petrit Dula vuan burgimin bazuar në vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Beograd, përkundër që dëshmitari në rastin e tij ka mohuar që Dula është autorë i veprës edhe kur është marrë në pyetje nga autoritet në Podgoricë në vitin 2011”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka shtuar se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar ekstradimin e Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dulës nga Serbia, por nuk ka pranuar kurrë përgjigje.

“Serbia zgjedh çdo gjë mbi zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me neve, ajo zgjedh të sulmoi Kosovën siç bëri më 24 shtator 2023 e pastaj të mbrojë nga burgimi kryerësit e kësaj vepre terroriste në krye me Milan Radoiçiqin”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori