LAJMI I FUNDIT:

Kthehet Felipe Massa

Kthehet Felipe Massa

Merr fund ankthi i Felipe Massas pas një periudhe të gjatë pushimi për shkak të lëndimit që pësoi në sy gjatë garës së Hungarisë. Të hënën paradite, braziliani është rikthyer në pistën e Fioranos me Ferrarin F-2007.

“Kuptova se nuk më mungon dëshira që kisha më parë. Ajo që ndodhi në Hungari nuk më ka ndryshuar aspak. Gjithçka shkoi normalisht, si zakonisht. U ula në makinë siç bëja më përpara pa asnjë problem. Edhe për skuderinë jam i njëjti pilot si më parë”, tha nënkampioni i botes.

Felipe Massa pësoi një çarje afër syrit nga një pjese e shkëputur nga makina e Barichellos, por pas ndërhyrjes kirurgjike, mjeket siguruan se ai do ta merrte veten shumë shpejt. /tch/telegrafi/