LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Këshillit të Prindërve: Vetëm në Kosovë, SBASHK-u bën koalicione me subjektet politike (Video)

Kryetari i Këshillit të Prindërve: Vetëm në Kosovë, SBASHK-u bën koalicione me subjektet politike (Video)

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti ka thënë se mbajtja e grevës në të gjitha shkollat e Kosovës nuk mund të konsiderohet sukses i dikujt.

Reshiti, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se SBASHK-u ka kapur “peng” fëmijët e tyre për të arritur siç tha ai, qëllimet personale të dikujt.

“Vetëm kur ka proces mësimor mbahen këto greva… Pse nuk mbahen grevat gjatë tre muajve të verës”, pyeti ai.


Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës ka thënë se mos plotësimi i marrëveshjes parazgjedhore të nënshkruar nga SBASHK-u dhe koalicioni qeverisës, po u kushton fëmijëve.

“Kjo praktikë ka ndodhë vetëm në Kosovë, që SBASHK-u të bëj koalicione me subjektet politike. Dikush tash e ka thyer marrëveshjen?!”.

Reshiti ka thënë se në rrethanat aktuale të Kosovës, arsimtarët duhet të kenë ndjeshmëri ndaj situatës sociale dhe të shohin një interes më të madh të vendit dhe shoqërisë.

“Nuk janë vetëm arsimtarët që kërkojnë ngritje të pagave, ka shumë kategori në Kosovë që bëjnë këtë… Një profesor i shkollës së mesme paguhet deri në 500 euro. Një ofiqar në gjendjen civile paguhet 256 euro”.

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës ka thënë se shpreson që një pjesë e kërkesave të SBASHK-ut do të plotësohen dhe greva do të marr fund.

“Shpresojë se SBASHK-u do të reflektojë… Kërkesat e tyre do të realizohen. Ndoshta jo në masën sa këta dëshirojnë por një pjesë do të realizohet”, tha Reshiti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori