LAJMI I FUNDIT:

Kryesojmë CEFTA-n pa probleme

Kryesojmë CEFTA-n pa probleme

Kosova do të kryesojë CEFTA’n pa asnjë problem deri në fund të vitit. Problem nuk do të paraqitet as nga Serbia në pranimdorëzimin e mandatit. Gjasat janë të mëdha që të zhbllokohet qarkullimi i mallrave kosovare në Serbi dhe në Ballkan, në tërësi. Pritet vetëm edhe vendimi i Qeverisë për modelin e përfaqësimit në takime. Drejtori i Departamentit të Tregtisë dhe përfaqësues për këtë marrëveshje, Flamur Keqa shpjegon këtë proces.

Kosova ka marrë kryesimin e CEFTA’s, ndonëse ende nuk dihet modeli i mbajtjes së këtyre takimeve. Vendimin duhet ta marrë Qeveria e Kosovës, e cila ka pranuar kërkesën nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për caktimin e këtij modeli. Edhe pse Serbia ishte kryesuese në vitin që lamë pas, kjo nuk ka sjellë asnjë problem për mosdorëzimin e kryesimit te përfaqësuesit e Kosovës.

Ky kryesim mund të jetë edhe një mundësi për zhbllokimin e eksportit të mallrave në dy shtetet fqinje, të cilat ka dy vjet që u kanë vënë bllokadë produkteve kosovare. Në një intervistë për Express, drejtori i Departamentit të Tregtisë në MTI, Flamur Keqa, thotë se që nga 1 janari i këtij viti, Kosova ka marrë kryesimin e këtij mekanizmi ndërrajonal, i cili do të zgjasë deri në fund të vitit 2011.

Tregon se sipas planit, aktivitetet e kësaj marrëveshjeje fillojnë nga fundi i tremujorit të parë të vitit dhe intensiteti i këtyre takimeve, thotë se do të jenë në 3-mujorin e dytë.


Keqa pranon se në rast të ndonjë problemi për shkak të rrethanave politike, këtë mund ta bëjë edhe Shqipëria. “Ekzistojnë opsione të ndryshme në rast të ndonjë problemi politik, por nuk besoj se do të jemi peng e ndonjë vendimi të gabuar politik, sepse e vetmja çështje që ka mbetur pezull për momentin është vendimi politik i Qeverisë lidhur me formën e mbajtjes së takimeve në CEFTA’s dhe unë pres që sapo të krijohet Qeveria e re, do të merret një vendim që normalisht nuk cenon aspektin shtetëror të Kosovës”, thotë Keqa.

Kryesimin e kësaj marrëveshjeje për tregti të lirë, para Kosovës e ka pasur Serbia. Por kjo, sipas Keqës, nuk do të krijojë problem për dorëzimin e kryesimit. Sipas tij, edhe pse UNMIK’u, është nënshkrues i saj, nuk do të ketë rol në kryesim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Konferenca Ndërkombëtare për

Konferenca Ndërkombëtare për "Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike" po mbahet në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori