LAJMI I FUNDIT:

Masat ndaj Kosovës, kryeministri irlandez: Duhet të hiqen – të themelohet Asociacioni, por që nuk mundëson një mikro-shtet

Masat ndaj Kosovës, kryeministri irlandez: Duhet të hiqen – të themelohet Asociacioni, por që nuk mundëson një mikro-shtet

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar i cili ndodhet për një vizitë në Kosovë ka folur për masat ndaj Kosovës, Asociacionit të komunave me shumicë serbe, zgjedhjeve në veri, etj.

Varadkar në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti tha se masat ndaj Kosovës duhet të hiqen.

“…Është qëndrim i qeverisë irlandeze që besojmë se masat kufizuese që janë vendosur ndaj Kosovës duhet të hiqen dhe këtë pozicion ia kam thënë edhe kryeministrit dhe është zyrtar…”, tha ai, raporton Telegrafi.


Duke folur për zgjedhjet në katër komunat në veri, tha se është me rëndësi që kryetarët të zgjidhen në mënyrë demokratike dhe t’i përfaqësojnë njerëzit që jetojnë në ato zona.

“…Dua të shoh edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por nuk duam të shohim një mikro-shtet brenda Kosovës, kjo nuk do të ishte e dobishme për të ardhmen,”, tha ndër të tjera kryeministri irlandez. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori