LAJMI I FUNDIT:

Kroacia realizon fitime mbi 760 milionë euro

Kroacia realizon fitime mbi 760 milionë euro

Kroacia në dy muajt e parë të këtij viti në shkëmbimin e jashtëm tregtar ka realizuar fitim rreth 765 milionë euro, që është 4.4 për qind më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kroacia në periudhën e lartpërmendur ka realizuar eksport prej 1.23 miliardë euro, që është për 3.9 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar, derisa importi ka arritur thuajse dy miliardë euro.

Mbulimi i importin me eksport arrin 61.7 për qind, bëhet e ditur në kumtesën e Entit kroat për statistikë.

Partneri më i madh tregtar i Kroacisë është Italia, ku është realizuar eksport prej 261.8 milionë euro dhe import prej 278.1 milionë euro, pas çka vijon Gjermania, ku Kroacia ka eksportuar produkte me vlerë prej 135.7 milionë euro dhe ka importuar për 254.2 milionë euro. /Telegrafi/