LAJMI I FUNDIT:

Kroacia, jep aksione me qira

Kroacia, jep aksione me qira

Pronarët e letrave me vlerë në Kroaci, së shpejti do të mund të fitojnë edhe me dhënien e tyre me qira.

Letrat me vlerë edhe ashtu deri tani në Kroaci mund të merreshin me qira, në bazë të marrëveshjeve brokere, por tani këto transaksione do të realizohen me sigurim dhe do të regjistrohen tek Depozitari qendror.

Ende nuk janë vërtetuar shumat e provizive të cilat do t’i pagujnë ata që marrin me qira letrat me vlerë të pronarëve, si dhe të Depozitarëve qendrore.