LAJMI I FUNDIT:

Krizë e mundshme e sheqerit deri vitin e ardhshëm

Krizë e mundshme e sheqerit deri vitin e ardhshëm

Blerësit e sheqerit në tregjet botërore në gjysmën e parë të vitit 2010 mund të përballen me “krizë të sheqerit”, meqë oferta e kësaj lënde të parë nuk mund të kënaqë kërkesën. Këtë e deklaroi drejtori ekzekutiv i kompanisë brokere zvicrane në sektorin “Kingsman”, Xhonatan Kingsman në konferencën e Organizatës ndërkombëtare për sheqer në Londër, duke theksuar se pritet që deficiti i sheqerit të rafinuar të arrijë tre deri katër milionë tonë.

Ai shtoi se disa blerës të sheqerit, duke përfshirë edhe ata në Pakistan, Bangladesh dhe Malejzi më nuk mund të importojnë sasi të mjaftueshme.

Sipas Kingsman, gjendja do të mund të përkeqësohej në masë të madhe, ndërsa zgjidhja e vetme është zvogëlimi i kërkesës.

“Pa marrë parasysh se sa rritet çmimi, ajo nuk do të sjell më shumë sheqer”, tha Kingsman.


Çmimi i sheqerit të papërpunuar në shtator u ngjit në nivelin më të lartë gjatë 28 viteve të fundit, i inicuar nga informatat se dërgesat do të zvogëlohen për shkak të kushteve klimatike në Brazil dhe Indi, lajmëruan agjencitë perëndimore.