LAJMI I FUNDIT:

Kriza, OBSH shkurton buxhetin

Kriza, OBSH shkurton buxhetin

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH tha se do të ketë shkurtime të buxhetit të ardhshëm për një miliard dollarë, kjo do të bëhet si pasojë e problemeve financiare në mesin e vendeve të pasura donatore dhe këmbimit të ulët të dollarit amerikan në treg.

Drejtoresha e OBSH-së, Margaret Çan, tha se rënia në kontributet vullnetare të 30 shteteve kryesore është pjesë e problemit të agjencisë.

Por, pjesa tjetër, sipas asaj, është rënia e dollarit përballë frangës zvicerane, që tashme kap vlerën prej 1.13 dollarë.

Agjencia me seli në Gjenevë, pritet të pezullojë nga puna rreth 300 punëtorë, apo 12 për qind të stafit lokal. /Telegrafi/