LAJMI I FUNDIT:

Kriza me ndikime të mëdha tek vendet në tranzicion

Kriza me ndikime të mëdha tek vendet në tranzicion

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka publikuar raportin me titull “Jeta në tranzicion”, në të cilin banorët e vendeve të dikurshme komuniste janë pyetur se si po ia dalin ballë me tranzicionin dhe krizën globale financiare, njëzet vjet pas rënies së Murit të Berlinit.

Këtë hulumtim kah fundi i 2010 e kanë bërë BERZH-i dhe Banka Botërore, kurse janë pyetur gati 39 mijë amvisni në 34 vende, nga Britania e Madhe deri në Ballkan, nga Shqipëria deri në Uzbekistan, nga Franca në perëndim, e deri te Mongolia në lindje.

Te më shumë se gjysma e të anketuarve në vendet në tranzicion kanë thënë se kriza ekonomike te ata ka ndikuar “dukshëm”, apo “deri në një masë”, kurse nga vendet e Evropës Perëndimore përgjigje të ngjashme kanë dhënë vetëm italianët. Në mesin e familjeve të vendeve në tranzicion ku është hetuar kriza, mbi 70 për qind e të anketuarve kanë qenë të detyruar të zvogëlojnë blerjen e ushqimit dhe të shpenzimeve për shëndetësi, apo për gjysmë më shuam se në perëndim ët Evropës.

Përkundër përkeqësimit të dukshëm të statusit material, shkalla e kënaqësisë jetësorë ka rënë nga 44 për qind sa ka qenë në vitit 2006, në 43 për qind në vitin 2010. Me optimizëm ardhmërinë e shohin 49 për qind të të anketuarve në vendet në tranzicion, kurse në vitin 2006 kjo shifër ka qenë 55 për qind. Mirëpo, optimizmi është rritur dukshëm te vendet e Evropës Perëndimore.


Mbështetja e demokracisë është më e madhe se e ekonomisë së tregut, edhe përkundër krizës, pro ka shuam pak kërkesa që të kthehet e kaluara, thuhet në hulumtim. Gati një e pesta janë deklaruar se për ta nuk është me rëndësi sistemi politik, kurse një e katërta përgjigje të njëjtë kanë dhënë edhe për sistemin ekonomik. Te të gjitha vendet anëtare të reja të BE-së, pos në Bullgari ka rënë përkrahja për ekonominë e tregut dhe demokracinë. Me pohimin “demokracia është më e mirë se cili do sistem politik”, prinë Suedia, kurse në vendin e fundit është Serbia, ku përkrahja për demokracinë ka rënë nga 50 në 40 për qind. /Telegrafi/