LAJMI I FUNDIT:

Kriza globale financiare, pritet thellim i varfërisë

Kriza globale financiare, pritet thellim i varfërisë

Një ekip i Bankës Botërore paraqiti së pari në Bullgari analizën e vet për ndikimin e krizës globale mbi njerëzit dhe familjet e zakonshme. Kriza financiare mund të ndikojë negativisht mbi standardin e jetesës në Evropë dhe Azinë Qendrore, thuhet në të.

Sipas Luka Barbone, drejtor i degës “Ulje e nivelit të varfërisë dhe administrim ekonomik” në regjionin e Evropës dhe të Azisë Qendrore pranë Bankës Botërore, pritet thellim i varfërisë. Tri janë mesazhet kryesore të raportit:

“Mesazhi i parë është se regjioni i Evropës dhe i Azisë Qendrore, sipas Bankës Botërore, dhe sidomos Evropa Lindore – nga Polonia deri në Rusi – është regjioni më i prekur nga kriza.

Kriza ndikon mbi njerëzit e zakonshëm dhe të ardhurat e tyre dhe niveli i varfërisë do të rritet. Ka dhe akoma një aspekt të krizës, i cili i përket Bullgarisë dhe sidomos vendeve të tjera në regjion.


Bëhet fjalë për kreditë bankare, të cilat për shkak të recesionit nuk do të mund të shërbehen dhe disa njerëz mund të gjenden në një situatë shumë të rëndë. Mesazhi tjetër i rëndësishëm, i cili i përket Bullgarisë, është se kriza ndikon mbi shtetet, në të cilat janë arritur të ardhura të nivelit të mesëm, ose pak mbi atë të mesëm. Kriza nuk u përket vendeve të varfra.”

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Botë
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori