LAJMI I FUNDIT:

Kriza e euros dëmton rimëkëmbjen e SHBA-së

Kriza e euros dëmton rimëkëmbjen e SHBA-së

Kriza financiare e vendeve evropiane paraqet rrezik serioz për rimëkëmbjen ekonomike të SHBA-së dhe botës, vlerësoi zyrtari i Rezervës Federale të SHBA-së. Guvernatori i Rezervës Federale, Daniel Tarullo,tha se paraqitja e problemeve në Evropë, në fund të krizës botërore ekonomike, “paraqet një kërcënim serioz”.

Nëse kriza evropiane zvogëlon huazimin e parave dhe flukset e kreditimit në botë, duke shkaktuar trazira më të thella financiare, kjo do të dëmtojë rimëkëmbjen në SHBA dhe në botë, tha ai.

Në rastin më të keq, problemet financiare mund të “çojnë në ‘ngrirjen’ e sërishme të tregjeve financiare si në vitin 2008”, tha Tarullo për AP.

Tarullo vuri në dukje se ngadalësimi i rritjes ekonomike në gjithë Evropën mund të ngadalësojë edhe rritjen e eksporteve në SHBA dhe ngadalësimin e ekonomisë lokale.