Ndërsa bota merret me krizën e coronavirusit, përgjigjet e drejtuesve ndaj pandemisë dhe politikave të tyre do të përcaktojnë fatin e tyre në karrierën e ardhshme politike.
Pandemia globale që ka paralizuar miliona në mbarë botën dhe na riktheu përkohësisht në kohërat mesjetare është bërë një mjet matës për udhëheqësit në mbarë botën, dhe se si ata merren me të do të jetë vendimtare për fatin e tyre në të ardhmen.
Coronavirusi jo vetëm që ekspozoi të meta në sistemet “që i japin përparësi fitimit mbi të gjitha”, gjithashtu shfaqi paaftësinë e disa udhëheqësve për të kuptuar seriozitetin e situatës, pasi ne kemi qenë dëshmitarë të ndryshimeve drastike të perspektivës nga ana e tyre në këto javët e fundit, shkruan Daily Sabah, përcjell Telegrafi.
Retorika në ndryshim e Trumpit
Një nga ndërrimet më të mëdha të sjelljes erdhi nga presidenti amerikan Donald Trump.
Mes retorikës së tij në këtë ndryshim, SHBA tani është shfaqur si “vendi i nxehtë” global i virusit – me numër të vdekjeve gjithnjë në rritje.
Nënçmimi sistematik i krizës nga Trump nuk e ndihmoi situatën, me mungesën e vëmendjes së administratës së tij ndaj gatishmërisë.
Para se të shpallte një urgjencë kombëtare, duke u zotuar për testime të rritura, si dhe pajisje mjekësore dhe për të dhënë premtime ekonomike për ata të prekur nga pandemia, Trump i quante shqetësimet për virusin një “mashtrim”.
“Tridhjetë e pesë mijë njerëz mesatarisht vdesin çdo vit nga gripi. A e dinte ndokush?”, ai tha në një tubim që u zhvillua më 28 shkurt, përpara se të akuzonte demokratët për politizimin e virusit, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu, në fjalimin e tij me gazetarët më 24 mars, presidenti deklaroi qëllimin e tij për një rikthim për Pashkët në jetën normale, duke e quajtur atë një “afat kohor të shkëlqyeshëm”.
Daily Sabah shkruan se në pranverën e vitit 2018, administrata Trump filloi “çmontimin” e ekipit përgjegjës për reagimin pandemik duke shkarkuar udhëheqjen e tij dhe duke e shpërndarë plotësisht.
Madje, po sipas të njëjtit medium, Administrata i kishte bërë të qarta prioritetet e saj me thirrjet e përsëritura për shkurtime të buxhetit të caktuar në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), si dhe agjencitë e tjera të shëndetit publik, duke prishur rëndë aftësinë e qeverisë federale për t’u marrë me shpërthime të mundshme të sëmundjeve.
Kokëfortësia në nënvlerësimin e pandemisë edhe në një kohë kur qindra po humbnin jetën, mund të shpjegohet vetëm me suksesin e mëparshëm që ai pati duke ndjekur një rrugë të ngjashme përballë situatave të tjera emergjente, siç është Uragani Maria.
Sidoqoftë, ky qëndrim duket se u zmbraps në çështjen e tanishme të epidemisë, pasi kjo e fundit është thelbësisht e ndryshme nga gjithçka tjetër që vendi kishte përjetuar në kujtesën e fundit dhe kërkon më shumë sesa të shmangë kritikat nga politika.
Ky zakon i nënvlerësimit si një strategji politike e shoqëruar me deprioritizimin e aftësisë së qeverisë federale për t’iu përgjigjur pandemive ka çuar në një dështim të ashpër në trajtimin e çështjes në mënyrë efektive, e cila gjithashtu mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme të 3 nëntorit.
Modeli kinez
Duke ndjekur një rrugë ndryshe nga ajo e Trump, Kina, ku virusi u zbulua për herë të parë në fund të vitit të kaluar, ka qenë në një përpjekje sistematike për të projektuar veten si udhëheqës pa ekuivok në luftën globale kundër coronavirusit.
Partia Komuniste në pushtet e presidentit kinez Xi Jinping thuhet se fshehu informacione të rëndësishme dhe akuzoi vende si Koreja e Jugut dhe SHBA se po veprojnë në mënyrë joefektive për të parandaluar përhapjen.
Në përpjekjen e tij të fundit, ai provoi t’i tregojë botës se Kina mund të luajë rolin e një superfuqie të përgjegjshme dhe të aftë për të marrë vendime logjike.
Ndërsa ishte pozicionuar si një “vend përgjegjës” i gatshëm për të bashkëpunuar me kombet e tjera përmes të ashtuquajturës “diplomaci maskë”, Kina u mundua të sigurojë ndihmë humanitare, përfshirë maska, pajisje të tjera mjekësore dhe ekipe të ekspertëve mjekësorë, në vendet evropiane.
Xi po “vë bast” në përpjekjen e tij për të rafinuar tragjedinë globale si betejën e tij heroike kundër virusit, duke e forcuar “kërkesën” me temat e sakrificës dhe atdhetarizmit.
Britania e Madhe
Në Evropë, një nga pamjet më të dukshme të paaftësisë erdhi nga qeveria e kryeministrit Boris Johnson në Britani të Madhe, vlerëson Daily Sabah, sipas të cilit medium kjo qeveri me javë dhe javë të tëra ka vepruar nën iluzionin se sëmundja do të ishte një rrezik “i moderuar” për vendin.
Kjo e fundit u ekspozua nga gazeta Times of London javën e kaluar të mërkurën, pasi këshilltarët shkencorë të qeverisë u zbulua se besonin se rreziku ishte vetëm “i moderuar”, deri gjashtë javë më parë.
Të dyja Buzzfeed News dhe Times of London e lidhën reagimin e ngadaltë të qeverisë me mashtrimin se coronavirusi mund të kontrollohej disi, duke e udhëhequr vendin përmes të ashtuquajturës strategji të “imunitetit të tufës” që ka qenë katastrofike.
Ngjashëm me SHBA-në, vendi që nga ajo kohë ka kaluar në një bllokim kombëtar dhe i ngjashëm me Trump, qëndrimi i Johnson për këtë çështje ka ndryshuar në mënyrë dramatike, duke vazhduar duke i thënë publikut të mos shqetësohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump do të nënshkruajë sot urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Publikohet Raporti Botëror i Lumturisë – për të tetin vit radhazi, Finlanda mbetet në vendin e parë

Turqia arreston 37 persona për postime në rrjetet sociale lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit

Kryeministri britanik bën një vizitë të rrallë në nëndetësen me armë bërthamore për të treguar fuqinë e Mbretërisë së Bashkuar

Pas nëntë muajsh të bllokuar në hapësirë, astronautët kthehen në Tokë - NASA zbulon se çfarë do të ndodhë tani me ta

Zelensky thotë se Ukraina pranoi aeroplanë tjerë luftarak F-16

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare, John Alite, bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Sulm me dronë në bazat ajrore ruse, Kremlini thotë se ukrainasit kryen sulmin më të madh që nga fillimi i luftës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn