LAJMI I FUNDIT:

Kristensen: Kriza financiare kërcënon me falimentim disa vende të Ballkanit

Kristensen: Kriza financiare kërcënon me falimentim disa vende të Ballkanit

Ekonomisti i mirënjohur botëror, Lars Kristensen, që parashikoi me saktësi falimentimin e Islandës, gjendjet në prag të falimentimit në Greqi dhe Spanjë, krizën financiare në vendet e Ballkanit, vuri në dukje ditët e fundit se kjo krizë ende nuk i ka tërhequr "metastazat" e saj dhe se, për më tepër, tani këto të fundit do të mund të zgjaten drejt Sllovenisë, Kroacisë, Rumanisë, Bullgarisë, Ukrainës dhe Serbisë.

Në një intervistë që i dha këto ditë gazetës çeke "Lidove novine", ekonomisti i shquar theksoi se ndër vendet që pritet të goditen më shumë nga kriza, parashikohet të jetë Sllovenia, së cilës ai i parashikon të njëjtin fat si Islanda, sidomos për shkak të problemeve serioze që ka ky vend në financat publike. Sipas tij, probleme të ngjashme si Sllovenia, kanë edhe Kroacia, Rumania, Bullgaria, Ukraina dhe Serbia.

"Më shumë shtete europiane ndodhen përballë mundësisë së falimentimit. Shembulli i fundit ishte Islanda, por nuk është larg as Ukraina. Po ashtu, nuk janë të përjashtuar as vendet ballkanike, megjithëse nuk do të dëshiroja që kjo të ndodhte", vuri në dukje në intervistën e lartpërmendur z. Kristensen, sipas të cilit mënyra, me të cilën po bëhen përpjekje për ta zgjidhur krizën financiare aktuale, është problematike: bankat u japin kredi "bujare" kompanive që janë në telashe të mëdha, por kjo mund të jetë katastrofike.

"Në rast se Banka Qendrore Europiane vazhdon të mbajë qëndrime të tilla, atëherë ka shumë të ngjarë që të ndodhemi përballë një krize iminente të re, që do të kërcënojë seriozisht shumë shtete", theksoi në intervistën e tij Lars Kristenseni, duke shtuar se ai është i bindur se politika monetare europiane është e gabuar:


"Është problematik fakti se e njëjta valutë përdoret në një numër të madh vendesh, që kanë ndryshime drastike sa u përket pagave, çmimeve, fuqisë politike e financiare, normave kulturore e civilizuese. Po të më pyesnin mua, unë do të sugjeroja që në Bashkimin Europian të hynte një shtet-anëtar i ri, pasi prej tij të dilte një shtet-anëtar i vjetër!" , theksoi ai.

Media e Sllovenisë u ka kërkuar qeverisë dhe autoriteteve përkatëse të vendit që t‘i marrin seriozisht në konsideratë paralajmërimet e njërit prej ekspertëve më në zë në fushën ekonomiko-financiare të botës, i cili ka parashikuar me saktësi një sërë falimentimesh financiare.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Botë
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale

Për një muaj Albafone u bë një kompani globale

albafoneal
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori