LAJMI I FUNDIT:

Krijohet bashkimi doganor Rusi-Bjellorusi-Kazakistan

Krijohet bashkimi doganor Rusi-Bjellorusi-Kazakistan

Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani, duke filluar nga data 1 janar 2010 do të vendosin në fuqi marrëveshjen për krijimin e një bashkimi të ri doganor.

Marrëveshja u nënshkrua sot mes presidentëve të tre shteteve ish-sovjetike. "Ne gjetëm kompromiset dhe marrëveshjet e duhura dhe ramë dakord që, duke filluar nga 1 janari 2010, të kemi një territor të vetëm doganor”, deklaroi presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko.