LAJMI I FUNDIT:

Krerët e FFK-së u pritën nga kryeministri Hoti, biseduan për ndeshje e Kosovës dhe fillimin e kampionatit

Krerët e FFK-së u pritën nga kryeministri Hoti, biseduan për ndeshje e Kosovës dhe fillimin e kampionatit

Presidenti Agim Ademi në shoqëri të nënkryetarit, Bakir Burri, sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu dhe drejtuesve të tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha e Arben Zhjeçi janë pritur sot nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale rreth pandemisë, për gjendjen në futbollin e Kosovës si dhe për dy ndeshjet e radhës që Kosova do t’i luajë në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë në Parma dhe kundër Greqisë në Prishtinë.

Gjithashtu u diskutua edhe për pengesat dhe dëmin që ju shkaktua ekipeve tona në Evropë.


Presidenti Ademi e njoftoi kryeministrin për punën që po bëhet nga FFK rreth përgatitjeve për këto dy ndeshje, por edhe për fillimin e kampionatit të ri që është planifikuar të nisë më 12 shtator.

Së këndejmi, presidenti Ademi kërkoi nga kryeministri Hoti që në konsultim me institucionet shëndetësore të krijojë mundësi për lejimin e stërvitjeve dhe aktiviteteve për klubet dhe shkollat e futbollit.

Tutje, në këtë takim u bisedua edhe për infrastrukturën dhe për nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Qeverisë në krijimin e kushteve sa më të mira për të rinjtë me qëllim të avancimit të futbollit tonë, me ç’rast u kërkua investim për rregullimin e stadiumeve të qyteteve dhe klubeve, si dhe menaxhimi i objekteve sportive, veçmas i stadiumit “Fadil Vokrri”, si stadiumi i vetëm i zhvillimit të ndeshjeve të Kombëtares.

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Përfaqësueset
William Gallas tregon lojtarin të cilin Arsenali është dashur ta transferojë këtë verë

William Gallas tregon lojtarin të cilin Arsenali është dashur ta transferojë këtë verë

Premier League
Kalo në kategori