LAJMI I FUNDIT:

Kreditë e shtetit shqiptar, 15 % arabe

Kreditë e shtetit shqiptar, 15 % arabe

Burime nga Ministria e Financave thonë se duke parë regjistrin e kredive, borxhi i Shqipërisë ndaj bankave arabe arrin deri në 95 milionë euro, pa llogaritur 250 milionë euro të marra për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, raportoi e përditshmja Shqip.

Fakti që Shqipëria zotëron aksione në Banka Islamike për Zhvillim (IDB) i ka dhënë mundësinë që të rrisë portofolin e kredive të saj dhe në të njëjtën kohë të përforcojë edhe marrëdhëniet politike me Arabinë Saudite.

Në raport me totalin e kredive të marra nga shteti shqiptar, financimet arabe kanë një peshë prej 15 për qind të totalit. Pritet që kjo shifër të rritet në vitet në vijim duke patur parasysh edhe financimet në projekte të ndryshme si në ato të sektorit rrugor, të transportit, bujqësi , ujit të pijshëm dhe shëndetësi. /Telegrafi/