LAJMI I FUNDIT:

Kredit kartat, u vodhën 70 milionë dollarë klientëve

Kredit kartat, u vodhën 70 milionë dollarë klientëve

Policia evropiane ka arrestuar 61 persona të akuzuar për përfshirje në prodhimin e kartave të kreditit falso. Europol-i tha se rrjeti i kontrabandës mendohet se ka vjedhur 70 milionë dollarë nga llogaritë e klientëve në mbarë botën gjatë 9 vjetëve të fundit.

Kontrabandistet përdorin një pajisje elektronike për të kopjuar të dhënat nga shiriti manjetik në kartat e kreditit të konsumatorëve. Më pas informacioni përdoret për të vjedhur para nga llogaritë e konsumatorëve.

Në një operacion të përbashkët javën e kaluar të Europol-it, Shërbimit Sekret Amerikan dhe policisë bullgare, 47 persona të dyshuar u ndaluan në Bullgari, 9 në Itali, nga dy në Spanjë e SHBA dhe një tjetër në Poloni. Rrjeti ishte lidhur me grupe kriminale të Kenia, Afrikën e Jugut dhe në Shtetet e Bashkuara.

Europoli tha se ka mundësi të bëhen edhe arrestime të tjera. Shumica e informacioneve të kartave të kreditit janë përdorur në bankomate automatike të Evropës. /Telegrafi/