IFC si anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe Programi Global i Bujqësisë dhe Sigurisë së Ushqimit (GAFSP), janë duke ofruar 9 milionë euro kredi për tri institucione mikrofinanciare për të shtuar mundësinë e qasjes në financa për agrobizneset e vogla dhe fermerët në Kosovë.
Kreditë për Agjencinë për financa në Kosovës (AFK), Trustin KEP (KEP), Kreditimin Rural të Kosovës (KRK) përbëjnë pjesë të strategjisë së gjerë të IFC-së dhe GAFSP për mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat në fushën e agribiznesit në Kosovë nëpërmjet rritjes së financimit për ndërmarrjet mikro dhe të vogla. Sektori i bujqësisë aktualisht nuk shërbehet mjaftueshëm nga bankat, duke iu limituar zhvillimin bizneseve të vogla dhe fermerëve.
“Angazhimi i tre IMF-ve lidere për të arritur një ndikim sistemik është qenësore për përfshirjen financiare të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në Kosovë. Ndihma e ofruar me financim këtyre bizneseve të vogla nëpërmjet mikrofinancimit paraqet një prej mënyrave më direkte të IFC-së për të luftuar varfërinë dhe për të zhvilluar ndërmarrjet private, sidomos ato në sektorin e bujqësisë”, tha Thomas Lubeck, menaxher rajonal i IFC-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.
Financimi i IMF-ve përbëhet prej tri pakove të pasiguruara të shkrira të financimit nga Dritarja e Sektorit Privat e IFC-së dhe GAFSP: 2 milion euro për AFK, 4 milion euro për KEP, dhe 3 milion euro për KRK. Secila prej kredive është e ndarë baras në mes IFC-së dhe GAFSP. Gjithashtu, GAFSP është duke e mbështetur një projekt për Shërbimet e këshillimit për të ngritur kredidhënien për bujqësi në Kosovë.
“Në një segment të shërbyer jo mjaftueshëm nga bankat, mbështetja e IFC-së dhe GAFSP është çelësi i qëndrueshmërisë së bizneseve të klientëve tanë në Kosovë”, tha Vahdet Anadolli, shef ekzekutiv i AFK-së.
“Kjo kredi do ta ngrit ndjeshëm kapacitetin tonë kredituese për t’i dhënë kredi bujqve në Kosovë. Një pjesë e konsiderueshme e portofolit tonë kreditor i është caktuar ndërmarrjeve të vogla dhe mikro në agrobiznes dhe bujqësi”, tha Shpend Nura, shef ekzekutiv i KEP.
“Segmenti i klientëve të financuar nga KRK, kryesisht fermerë me hyrje të ulëta e të parregullta të parave , janë të kategorizuar si klientë me rrezik të lartë dhe nuk janë nën synimin e bankave. Ne luajmë një rol kritik për t’u siguruar që ata të kenë qasje në fonde për të gjeneruar të hyra dhe për të krijuar vende punë të reja”, tha Lulzim Sadrija, shef ekzekutiv i KRK.
Të tri IMF-të janë klientë ekzistues të IFC-së, ku AFK dhe KEP janë pranues të kredive nga Dritarja e Sektorit Privat për vitin 2018 e IFC dhe GAFSP për mbështetjen e veprimtarisë së kreditimit të sektorit bujqësor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre