LAJMI I FUNDIT:

Kredia 20 milionë dollarë më 2012

Kredia 20 milionë dollarë më 2012

Shuma e kredisë prej 20 milionë dollarësh, që kohë më parë bordi i drejtorëve i Bankës Botërore i ka ndarë Kosovës, pritet të implementohet në janarin e vitit 2012, kanë njoftuar zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë.

Zëdhënësi Adil Behramaj tha se pas miratimit të kredisë duhet të bëhet edhe ratifikimi i saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës. ”Implementimi i projektit do të fillojë nga janari i vitit 2012 dhe do të përfundojë në korrik të vitit 2017", tha ai, shkruan Kosova Sot.

Objektiv kryesor i këtij projekti është nxitja e konkurrencës dhe zhvillimi i nënsektorëve të blegtorisë dhe hortikulturës gjatë dekadës së ardhshme nëpërmjet zbatimit të masave të zgjedhura nga strategjia për zhvillimin e bujqësisë. Kredia është miratuar me 0 për qind normë interesi dhe me 20 vjet periudhë maturimi, ndërsa pagesat për kthimin e mjeteve do të fillojnë pas 10 vjetëve të para. /Telegrafi/