LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi nënshkruan buxhetin, gati rrogat me rritje

Krasniqi nënshkruan buxhetin, gati rrogat me rritje

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka nënshkruar të premten Ligjin për Buxhetin e Kosovës për 2011.

Lajmin për “Epokën e Re”, e ka bërë të ditur vet Krasniqi, i cili gjithashtu ka treguar se në emër të Kuvendit të Kosovës, Ligjin për Buxhet e ka nënshkruar, nënkryetari i këtij institucioni Xhavit Haliti.“Në emër të Kuvendit ata e ka nënshkruar nënkryetari Haliti, kurse unë si U.D i presidentit”, ka thënë Krasniqi.

Ligji për Buxhet pritet të botohet të hënën në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës, me të cilin, mundësohet që brenda disa orëve, policët , arsimtarët , shërbyesit civil t’i marrin pagat me rritje ashti siç kishte marr me herët vendim qeveria e Kosovës. /Telegrafi/