LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Kosova ka më pak viktima të trafikut se vendet e rajonit (Video)

Krasniqi: Kosova ka më pak viktima të trafikut se vendet e rajonit (Video)

Burim Krasniqi, drejtor i Departamentit të Patent Shoferëve në Ministrinë e Infrastrukturës, ka thënë se nuk kanë ndonjë ankesë se dikush po e keqpërdor pozitën për të dhënë leje për patent shofer.

“Nuk ka asnjë ankesë të ndonjë qytetari, që thotë se dikush nga auto-shkollat i ka kërkuar mito për të marrë patent shoferin”, tha ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin, në RTV Dukagjini.

Krasniqi ka folur edhe për aksidentin e fundit në afërsi të Suharekës, që shkaktoi pesë viktima.


Ai ka thënë se vetura ka dalë në shiritin e autobusit dhe është përplasur më këtë të fundit, duke shkaktuar edhe bilancin tragjik.

Sa u përket statistikave, Krasniqi ka thënë se Kosova ka bilanc më të ulët të vdekjeve në trafik krahasuar me vendet e rajonit.

“Kosova në raport me vendet e rajonit, ka më pak viktima nga aksidentet e trafikut”, tha ai përcjell Telegrafi.

Pjesa më e madhe e aksidenteve sipas Drejtorit të Departamentit të Patentë Shoferëve, po vijnë për shkak të dasmave dhe alkoolit.

“Është sezoni i dasmave që po krijon probleme dhe sezoni i konsumimit të alkoolit”.

Sipas Krasniqit, aksidentet nga personat që nuk posedojnë patent shofer janë shumë të pakta.

“Është një numër shumë i vogël e personave që shkaktojnë aksidente që nuk kanë patentë shofer, shumica e aksidenteve shkaktohet nga personat që posedojnë patentë shofer”, deklaroi Krasniqi.

Ai ka thënë se aksidentet po u ndodhin personave mbi moshën 19 vjeçare.

“Numri më i madh i të vdekurve në trafik është mbi moshën 19 vjeçare”, ka thënë Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori