LAJMI I FUNDIT:

Kostoja e uljes së borxhit publik

Kostoja e uljes së borxhit publik

Parlamenti grek aprovoi dje planin e shkurtimeve të nevojshme për të përballuar krizën ekonomike që ka goditur vendin. Vendimi u shoqërua nga manifestime dhe protesta të dhunshme nga popullata. Greqia nuk kishte alternativa për të marrë borxhin nga institutet ndërkombëtare, të cilët vendosën kritere shumë të ashpra për lëshimin e financimeve.

Pa borxhet, Greqia nuk do kishte burime të mjaftueshme për të përballuar interesat e larta të borxhit publik. Shumë analistë mendojnë se masat e marra nuk do të jenë të mjaftueshme dhe se pa reforma strukturale serioze shteti do të shkojë drejt falimentimit.

Problemi i Greqisë, në përmasa të ndryshme, është i njëjtë me atë të shumë vendeve të tjera, siç tregon grafiku i “Economist”, i cili ilustron se sa do të ishte e nevojshme për të çuar borxhin në 60 për qind të GDP brenda vitit 2016. Shifra, 60 për qind e GDP, nuk është zgjedhur në mënyrë të rastësishme, sepse tregon nivelin e sigurisë për garantimin e një stabiliteti mesatar.

Kolonat blu të grafikut tregojnë rritjen e tepricës ndërmjet hyrjeve dhe shpenzimeve publike të nevojshme për të çuar borxhin në 60 për qind të GDP. Për ta rritur qeveritë duhet të rrisin hyrjet ose të ulin shpenzimet publike. Numrat në të djathtë tregojnë borxhin në raport me GDP. /Telegrafi/