Çmimet e larta të derivateve të naftës dhe laramania e çmimeve, po bëjnë që Kosova të ketë çmimet ndër më të lartat në rajon. Çmimet e diesel-it tani kanë shkuar në 1.25-1.29 euro nga 1.19 euro sa kanë qenë, ndërsa çmimi i benzinës është 1.23-1.27, nga 1.18 sa ka qenë.
Në Shqipëri, çmimi i diesel-it është 1.21 euro, ndërsa i benzinës është 1.28 euro, kurse në Serbi, çmimi i diesel-it është 1.14 euro, ndërsa i benzinës 1.17 euro, qe tregon një diferencë në çmim, sidomos me Serbinë. Kurse prej të hënës në Maqedoni do të ulen çmimet e derivateve të naftës, me vendim të Komisionit Rregullatorë benzina do të ulet për dy denarë, ndërsa çmimi i naftës për 1 denar.
Sipas ngasësve në Kosovë, çmimet kanë tejkaluar çdo normë me ngritjen që kanë pësuar derivatet së fundi, duke krahasuar me standardin që është në vend dhe me çmimet e derivateve.
Nazmi Bytyçi, kryetar i Shoqatës së natarëve, ka thënë shifra të ndryshme nga ato të cilat janë në treg. “Çmimi i derivateve të naftës momentalisht sillet nga 1.20-1.24 euro”, ka thënë ai, për gazetën Zëri.
Ai ka shtuar se sipas disa të dhënave që kanë, çmimi ka rënë në vendet aziatike dhe në bursën botërore dhe kjo pritet të ndodhë edhe te ne. “Në qoftë se vazhdon me këtë trend, ku kanë rënë çmimet e derivateve të naftës, brenda kësaj jave do të ketë rënie dhe te ne”, ka thënë ai.
Sipas tij, janë 3 faktorë që ndikojnë në ngritjen e çmimeve të derivateve, si: ngritja e bursës botërore, ngritja e dollarit kundrejt euros dhe taksat. Bytyçi ka theksuar edhe për laramanin e çmimeve të derivateve, ku ka thënë se ligji nuk e ndalon rritjen apo uljen e çmimeve.
Ai ka thënë se vetëm konkurrenca te ne ndikon në ulje apo ngritje të çmimeve dhe se pronarët e pompave të benzinës mund të ngrenë apo ulin çmimet sipas llogarisë së tyre.
Bytyçi më herët pati deklaruar se te ne ndikon edhe veriu i vendit, nga e cila pjesë futen derivate të konsiderueshme, të cilat ndikojnë në çrregullimin e tregut dhe në laramanin e çmimeve të derivateve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet